11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Sali Bislimi bën thirrje që të mos ndalen aktivitetet kulturore në Prizren

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka reaguar për ndërprerjen e aktiviteteve kulturore në qytetin e Prizrenit gjatë muajit të Ramazanit.

Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ka dëgjuar se një vendim të tillë e paska marrë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka thënë se është e pakuptueshme që Prizreni si djep i historisë kombëtare, i kulturës dhe qytetërimit, të mbajë zi dhe të mos këtë asnjë ngjarje kulturore që janë të shumta në muajin maj dhe qershor në këtë qytet.

Postimi i plotë i Bislimit:

Prizreni i besëlidhjes shqiptare apo fole e diktatorit radikal islamik Erdogan

Po dëgjojë që kryetari i Prizrenit historik z. Haskuka, paska kërkuar të ndërpritet çdo aktivitet kulturor në Prizren, gjatë muajit të Ramazanit, sepse këtë e paska kërkuar organizata erdoganiste TIKA por edhe liderët turq.
Po paskan kërkuar që në vitin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që në Prizrenin e Besëlidhjes Shqiptare çdo gjë të duket allaturka e neotomane. Prizreni ky djep i historisë kombëtare, i kulturës dhe qytetërimit, të mbajë zi dhe të mos këtë asnjë ngjarje kulturore që janë të shumta në muajin maj dhe qershor në këtë qytet.

Kur e mësova këtë lajm para vetes sikur mu shfaq Skënderbeu, Abdyl Frashëri, Fishta, Konica, Isa, Luigji dhe kolosët kombëtarë, ata që mposhten perandori e sulltana, dhe në anën tjetër po me del Hamzai, Ali Shukria, Rrahmani dhe shumë të tjerë që në këto kohëra delikate të shtetndërtimit të Kosovës po i humbin ngjyrat evropiane të vendit tonë.
Prizreni është kryeqyteti moral dhe historik i kombit shqiptar, ashtu si Vlora, Kruja, Lezha etj. që me shekuj i bënë ballë hordhive barbare otomane të cilat synonin shfarosjen e shqiptarisë dhe turqizimin e kombit tonë, ashtu siç synonte Çubrilloviqi, Rankoviqi e së fundmi diktatori Millosheviq.

Shqiptarët duhet të zgjohen dhe bashkohen pa dallim krahine, feje apo ideologjie për ta shpëtuar kombin tonë nga dallkauket, turkofile e serbofile sa nuk është bërë vonë, se realiteti një ditë do të na del para nesh dhe do të konfrontohemi dhe do të ndodhemi nga një luftë në tjetrën.

Zëri Perëndimor i Kosovës.
SB

Më Shumë

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Lajmet e Fundit