5 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Këto do të jenë risitë e testit të maturës këtë vit

Në fund të këtij muaji të gjithë maturantët e Kosovës do t’i nënshtrohen Testit të Maturës.

Sikur secilin vit, edhe këtë vit ky test do të ndahet në dy afate, por këtë vit do të ketë disa risi.

Valmir Gashi, nga Zyra për Informim në MASHT ka thënë për Indeksonline se secili afat do të organizohet në katër ditë, duke u ndarë kështu në regjione.

“Provimi i Maturës 2018 organizohet në dy afate, afati i parë me datë 28-31 maj 2018, ndërsa afati i dytë me datë 05-08 qershor 2018. Ndryshimi është që këtë vit Provimi i Maturës organizohet në 4 ditë sipas regjioneve; Dita e parë: Regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit. Dita e dytë; Regjioni i Prishtinës. Dita e tretë: Regjioni i Gjakovës dhe Prizrenit dhe Dita e katërt: Regjioni i Pejës dhe Mitrovicës”, tha Gashi.

Ai po ashtu ka treguar se këtë vit, ministri ka marrë vendim që nxënësit të lirohen nga pagesat e provimit.

“Ndryshim tjetër është që me vendim të ministrit Bytyqi, nxënësit janë liruar nga pagesa për paraqitjen e provimit”, ka treguar Gashi.

Provimi do të fillojë me 28 maj, ndërkaq MASHT tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet që gjithçka të shkojë mirë në Maturën 2018

Më Shumë

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës,...

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Lajmet e Fundit