Zyrtare: Emery trajner i Arsenalit

Unai Emery është trajneri i ri i Arsenalit, pas largimit të Arsene Wenger.Klubi nga Londra ka zyrtarizuar ish-trajnerin e PSG në krye të ekipit, bën të ditur faqja zyrtare e klubit.

Trajneri spanjoll kaloi tre sezone te Sevilla, ku fitoi tre tituj rresht të Europa Ligës, para se të kalonte dy sezone me Paris Saint-Germain, ku fitoi një titull të Ligue1.

Këtë sezon, Emery fitoi tripletën me PSG-në: titullin, Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës.“Prezantojmë trajnerin tonë të ri, Unai Emery”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.Shefi ekzekutiv Ivan Gazidis tha se “Unai ka rekord të jashtëzakonshëm të suksesit në karrierën e tij, ka zhvilluar disa nga talentet më të mëdhenj në Evropë dhe luan një stil progresiv të futbollit që i përshtatet Arsenalit në mënyrë të përsosur”.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit