Arkivoli që tronditi një familje të tërë

Një kompani ajrore u detyrua të kërkonte ndjesë për ngatërresën që kishte bërë me dy arkivolë, duke çuar trupin e vdekur të një burri në varrimin e gabuar, në shtetin e gabuar.

Mësuesi 57-vjeçar Oybind Frederikson vdiq në spital më 5 Maj nga një infeksion në mushkëri, kur mjekët në Tromso të Norvegjisë nuk mund të bënin më gjë për të.

Familja planifikoi që trupi i tij të prehej në jug të shtetit dhe që kompania skandinave ajrore SAS të transportonte trupin.

Por në aeroportin e Oslos, arkivoli i tij u ngatërrua me atë të një burri, i cili gjithashtu kishte vdekur në Norvegji dhe që duhet të transportohej në Poloni.

Arkivoli mbërriti në këtë shtet javën e shkuar dhe pas ceremonisë mortore u vendos në mauzoleum.

Ndërkohë, familja e Frederikson u detyrua që të shtynte varrimin dhe të kontaktonte me autoritetet polake që t’i kthenin trupin e njeriut të tyre të dashur.

E pas një makthi burokratik, trupi i tij pritet që të kthehet në Norvegji këtë javë.

Familjarët e tij u shprehën të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. “Jemi të pikëlluar, nuk mund ta kuptojmë si mund të ketë ndodhur diçka e tillë. Kjo është një sjellje tërësisht fyese”, tha djali i të ndjerit.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit