22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Bedri Muhadri: Këshilli Drejtues e ka zgjedhur Ismet Temajn për rektor të UPZ-së

Kryesuesi i KD-së në UPZ, Bedri Muhadri thotë se Këshilli Drejtues i këtij universiteti ka arritur që të përmbyllë procesin e votimit për zgjedhjen rektorit dhe se tani u takon organeve përgjegjëse që të japin vlerësimin mbi rregullësin e saj.

Ai tregon se në bazë të listës të cilën e ka sjellë komisioni profesional i Senatit të UPZ-së të drejt pjesëmarrjeje në garë kanë pasur prof.dr. Ramë Vataj,prof..dr. Ismet Temaj dhe prof.dr.Bekim Berisha.

“Votimi ka filluar në mënyrë të rregullt. Në rundin e parë të votimit prof..dr.Ramë Vataj ka marrë 3 vota, kurse prof. dr. Ismet Temaj 4 vota, ndërsa dy të tjerët nuk kanë marrë asnjë votë”, tregon ai.

“Në momentin që ka filluar rundi i dytë kam parë që tre anëtarë të KD-së nuk po vijnë në mbledhje .Kanë thënë po kemi konsultime. Ju kam thënë mund të bëni pak konsultime edhe pse ishim marrë vesh paraprakisht që të mos ketë pauza”, shprehet Muhadri.

Sipas tij, 3 anëtarë kanë bojkotuar rundin e dytë të votimit.

Ndërkaq, rundi i dytë i votimit për zgjedhjen e rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren po kontestohet nga një pjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të këtij universiteti. Tre nga shtatë anëtarët e këtij Këshilli nuk kanë marrë pjesë në votimin e raundit të dytë, ku në garë për rektor kanë qenë prof.dr. Ramë Vataj dhe prof.dr. Ismet Temaj.

Ky i fundit, në raundin e dytë ka marrë katër vota, derisa rektori aktual Vataj nuk ka marrë asnjë votë. Përderisa një pjesë e KD-së konsideron se Temaj e ka marrë mandatin e rektorit, pjesa tjetër e këtij këshilli thekson se procesi i votimit në raundin e dytë ka qenë inekzistent meqë nuk ka pasur kuorum. Ndërkohë në statutin e UPZ-së shkruan se rektori zgjidhet me dy të tretat e votave të numrit të anëtarëve të KD-së.

Artan Nimani, njëri prej tre anëtarëve të KD-së që nuk ka marrë pjesë në raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e rektorit të UPZ-së ka pohuar se procesi zgjedhor në këtë universitet ka qenë i rregullt deri në ditën e martë.

Ai ka shpjeguar se fillimisht kanë qenë 5 kandidatë që kanë aplikuar për pozitën e rektorit dhe se Komisioni profesional i ka sjellë emrat e 4 profesorëve, të cilët janë intervistuar të martën nga KD-ja.

Bedri Muhadri thotë se çështjen se a kemi të drejt apo jo do ta zgjidhë MASHT-i dhe Zyra Ligjore.

“I mbetet këtyre organeve që të vlerësojnë se a kemi apo jo ne të drejtë”.

Sipas tij, aktualisht Ismet Temaj, ka marrë mandatin e rektorit të UPZ-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Modric po largohet nga Real Madridi – ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Maestro kroat Luka Modric ka marrë një vendim – epoka e tij me klubin mbretëror ka përfunduar. Akti i fundit do të jetë finalja...

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Lajmet e Fundit