Smajl Latifi rizgjedhet edhe për një mandat në krye të AAK-së

Në kuvendin e VIII zgjedhor të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec u rikonfirmua në krye të saj, kryetari i deritanishëm dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, si dhe u zgjodhen anëtarët e këshillit drejtues me votim një anëtar një votë.

Kryetari Smajl Latifi u votua nga 146 delegatë, aq sa ishin të pranishëm në këtë kuvend.

Latifi i falenderoi të gjithë delegatët e pranishëm për besimin e dhënë, duke premtuar që do të vazhdohet vizioni i AAK-së si në qeverisjen lokale ashtu edhe në atë qendrore.

I pranishëm në pjesën ceremoniale të kuvendit ishte edhe kryetari i AAK-së dhe

kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj./RahovecPost

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit