4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Skandal i madh – Gjyqtari i Botërorit dhe zyrtari i FIFA-s duke marrë ryshfet (Video)

Vetëm edhe një javë kanë mbetir deri te fillimi i Kampionatit Botëror në Rusi dhe BBC ka publikuar një dokumentar, i cili nxjerr në pah se futbolli në kontinentin afrikan kontrollohet nga ryshfetet dhe ato janë të pranishme edhe në nivelet e larta të futbollit.

Në skandalin e zbuluar nga investigimi 2 vjeçar, shfaqet edhe gjyqtari anësor nga Kenia, Aden Marwa Range, i cili duhej të ishte pjesë e Botërorit 2018. Marwa shfaqet në filmime duke marrë një ryshfet prej 600 dollarësh për lëshimin e një ndeshjeje.

Pas këtij skandali, FIFA njoftoi se gjyqtari në fjalë, ishte tërhequr dhe nuk do të referoj në Kupën e Botës në Rusi, për siç kanë thënë ata, arsye personale.

Pamjet e këtij hulumtimi, zbulojnë po ashtu se mbi 100 gjyqtarë dhe zyrtarë të ndryshëm në futbollin afrikan, kishin marrë ryshfet në të holla, para fillimit të ndeshjeve.

Në këtë skandal të madh, nuk mund të mungonte as presidenti i Federatës Ganeze të Futbollit, Kyeshi Nantaki, i cili është filmuar duke marrë një ryshfet prej 65.000 dollarësh dhe shfaqet në video duke i futur paratë në qese të plastikës.

Ky lajm ka tronditur edhe FIFA-n, pasi kujtojmë që Nantaki është anëtar i Këshillit të lartë të FIFA-s.

Plasja e këtij skandali pak para fillimit të Kupës së Botës në Rusi, ngrit shumë dilema e pikëpyetje, sidomos nga përfaqësueset dhe gjyqtarët që vijnë nga vende ku ryshfeti dhe korrupsioni janë shumë të pranishme. /Insporti.com

 

Më Shumë

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Lajmet e Fundit