11.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

S’ka sanksione për prokurorët të cilëve u dështojnë aktakuzat

Në rastet kur një prokurorit nuk i kalojnë vazhdimisht lëndët në gjykatë për gabime procedurale ose për gabime të qëllimshme, sipas tyre ai prokuror pas vlerësimit duhet të lirohet nga detyra e tij.

Shumë aktakuza të profilit të lartë kanë përfunduar me aktgjykim lirues nga gjykatat në mungesë të provave, duke përfshirë rastin e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës Enver Hasanit, të ish-kreut të Gjykatës së Apelit Sali Mekajt, të ish-sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolajt e shumë raste të tjera.

Kjo ka nxitur reagimin e shoqërisë civile dhe të njohësve të çështjeve të drejtësisë, të cilët pohojnë se duhet të rishikohet se ku qëndron gabimi te ngritja e aktakuzave të pabaza ose të mungesa e guximit për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë.

Zyrtarë të Prokurorisë së Shtetit pohojnë se ka pasur raste kur prokurorët janë detyruar të shkojnë në trajnime, pasi për performacën e tyre janë vlerësuar minimalisht nga Komisioni për Vlerësim të Performacës.

Çështja e vlerësimit të performancës së prokurorëve, sipas tyre, është rregulluar me Rregulloren Nr. 12/2015, për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, e cila përcakton kriteret dhe burimet e informacionit për të realizuar vlerësimin e performancës nga ana e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.(

Më Shumë

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit