5.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Monumentet unike të Prizrenit

Në Prizrenin e monumenteve të shumta, nuk shquhen vetëm shtëpitë, sarajet, urat, xhamitë, teqetë e kishat.

Në mesin e monumenteve të veçanta që ruan ky qytet janë edhe dy trafo të rrymës elektrike.

I përkasin shekullit XX, e kësisoj janë dëshmi e fortë e kësaj periudhe.

Janë dëshmi e ndryshimeve të mëdha që solli ky shekull në jetën e njerëzve në këtë anë. Ishin tri, identike për nga forma e ndërtimit dhe për nga funksioni.

Njëra nuk i mbijetoi kohës, për të mbetur trashëgim për gjeneratat që vijnë. Dy sosh – njëra pranë ndërtesës së ish-Komunës së vjetër “Beledije” e tjetra pranë Kishës Katolike – janë ende aty. Dhe tërheqin jo pak vizitorë.

Trafot janë të lidhura me “Prizrenasen”, hidrocentralin që i dha qytetit tjetër dimension, e që sot është muze e monument i mbrojtur nga shteti.

“Prizrenasja” si kapërcim prej jetës primitive në moderne

“Prizrenasja” e cila ndodhet në kilometrin e tretë të rrugës, që nga qendra e Prizrenit çon për në Brezovicë, në bregun e djathtë të Lumëbardhit, ka kohë që s’punon për të prodhuar energji. Por kur u ndërtua, e ndryshoi rrënjësisht mënyrën e jetës në Prizren. Qytetit i dha dritë, e qytetarëve ua lehtësoi jetën. Siç është vlerësuar, paraqet simbolin e kalimit nga jeta primitive në atë moderne..

Më Shumë

`Hasi Jehon` bashkon në Gjonaj trashëgiminë folklorike shqiptare

Më 1, 2 dhe 3 maj,në Gjonaj të Hasit, do të mbahet festivali "Hasi Jehon". Ky aktivitet tradicional mbledh ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe nga...

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Lajmet e Fundit