1.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Ministri Bytyqi merr pjesë në përmbyllje të “Javës së Remzi Ademajt” në Prizren

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e përmbylljes së manifestimit “Java e Remzi Ademaj” në Prizren, aktivitet ky kushtuar dëshmorit të kombit Remzi Ademaj, emrin e të cilit e mbanë shkolla e mesme e lartë në Prizren, garuesve më të mirë iu ndanë mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren.

Bytyqi, duke përgëzuar organizatorin e kësaj ngjarjej, theksoi se shpërblimi, nderimi më i madh për dëshmorët tanë, është që të zhvillohen aktivitete të tilla, në frymën e edukimit, kulturës dhe sportit, sepse ideali i dëshmorëve tanë ishte që të kemi një rini, e cila duhet të edukohet dhe arsimohet në liri, një rini të shëndetshme, e cila do t’u prijë proceseve zhvillimore, të ardhmes së vendit.

“Duke iu uruar suksese të mëtejme nxënësve pjesëmarrës në këtë aktivitet, MAShT do të vazhdojë të promovojë frymën garuese pozitive në shkollat tona, të nxitet dhe motivohen arritjet e rezultateve të mira në arsim, duke i shpërblyer nxënësit, mësimdhënësit dhe shkollat më të mira”, u shpreh ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Në ceremoninë e përmbylljes së manifestimit “Java e Remzi Ademaj” në Prizren, aktivitet ky që u zhvillua disa ditë, i konceptuar dhe zhvilluar në frymë të garave të diturisë, sporteve dhe aktiviteteve kulturo-artistike, ku në përmbyllje u shfaq një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënës të shkollave të Prizrenit dhe qytetit të Fierit.

Përgëzova organizatorin e kësaj ngjarjeje, me ç`rast theksova se shpërblimi, nderimi më i madh për dëshmorët tanë, është që të zhvillohen aktivitete të tilla, në frymën e edukimit, kulturës dhe sportit, sepse ideali i dëshmorëve tanë ishte që të kemi një rini, e cila duhet të edukohet dhe arsimohet në liri, një rini të shëndetshme, e cila do t’u prijë proceseve zhvillimore, të ardhmes së vendit.

Duke iu uruar suksese të mëtejme nxënësve pjesëmarrës në këtë aktivitet, MAShT do të vazhdojë të promovojë frymën garuese pozitive në shkollat tona, të nxitet dhe motivohen arritjet e rezultateve të mira në arsim, duke i shpërblyer nxënësit, mësimdhënësit dhe shkollat më të mira.

Në ceremoninë përmbyllëse të këtij manifestimi kushtuar dëshmorit të kombit Remzi Ademaj, emrin e të cilit e mbanë shkolla e mesme e lartë në Prizren, garuesve më të mirë iu ndanë mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren.

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor”: Uji në Prizren i sigurt për pije, përjashtohet burimi në Muradem

Kompania Regjionale  e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar për gjendjen aktuale të furnizimit me ujë në zonën e shërbimit në Prizren, bazuar në...

Drini i Bardhë ndan rrugët me portierin Ragip Salihu

Drini i Bardhë ka bërë të ditur sot ndarjen me portierin Ragip Salihu, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e treguar...

Lajmet e Fundit