26.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

David Haye merr vendimin e madh për karrierën e tij

Ish kampioni i botës në boksin profesionist, Davd Haye sot ka dhënë një lajm që ka befasuar shum media dhe shumë adhurues të tij.

Haye,  i cili ka qenë kampion i botës në WBA në peshën gjysmë të rëndë dhe kishte sfiduar Wladimir Klitschkon në boksin për titullin e unifikuar të botës në kategorinë e rëndë, kohëve të fundit, gjegjësisht brenda një viti dy herë ka pësuar nga Tony Bellew, duke dëshmuar se  është larg formës së dikurshme.

Rrjedhimisht ky boksier sot ka konfirmuar lajmin se tërhiqet nga boksi profesionist, pas 16 vjetëve dhe 32 meçeve nga të cilat ka 28 fitore dhe 4 humbje.

Haye do të mbahet në mend për fizikusin e tij impresiv (191cm gjatësi, 198cm gjatësi të duarve) dhe stilin unik të boksit.

Mirëpo, kohëve të fundit, një lëndim i këmbën e djathtë, i kishte kushtuar shumë dhe në meçet me Tony Bellewn, kjo u vërejt mirë meqë kishte probleme të mbante ekuilibrin dhe të sulmonte.

Haye gjatë karrierës së tij ka mposhtur emra të njohur të boksit si Dereck Chisora e Nikolay Valuev, kurse në një meç të para dy vjetëve,  e kishte rrëzuar Arnold Gjergjajn me një goditje precize me të majtën.

Më Shumë

Adhuruesi i kafshëve nga Gjermania vjen në Prizren për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot Michael Berger, adhurues i kafshëve nga Gjermania, i cili ka shprehur interes për t’u bashkuar...

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit aderon në AAK, para tre vitesh ishte larguar nga Vetëvendosje

Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin...

Lajmet e Fundit