Firmoset ujdia, pritet përfundimi i Palestrës së Rahovecit pas 10 vitesh

Punimet e filluara para 10 vitesh për Palestrën e Sporteve në Rahovec, pritet që të përfundojnë në fund të këtij viti.

Krejt kjo pas firmosjes së kontratës nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, për fazën e fundit për ndërtimin e Palestrës së Sportit, me vlerë 628 mijë e 545 28 euro.

Para nënshkrimit të kontratës, numri një i kësaj komune ka thënë se punimet për ndërtimin e palestrës kane filluar ne vitin 2008, dheqë nga atëherë kane kaluar 10 vite dhe ende nuk është përfunduar.

Ndërtimi i Palestrës në Rahovec është projektuar dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit