Rifunksionalizohet e-kiosku për nxjerrjen e dokumenteve në Prizren

Njëri nga e-kiosqet që shërbejnë për nxjerrjen e dokumenteve të gjendjes civile është ri-funksionalizuar në Komunën e Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka në një postim në Facebook.

“Sot, bashkë me drejtorin e Administratës Publike, Osman Hajdari, kemi rifunksionalizuar punën e e-kioskut të parë.Për shkak të fluksit të madh që pritet të jetë gjatë muajve të verës nga ana e diasporës, e-kioskun e kemi zhvendosur pranë objektit të komunës”, shkroi ai.

Ai ka treguar se në këtë kiosk qytetarët mund të nxjerrin: Ekstraktin e lindjes ,çertifikatën e lindjes, çertifikatën e martesës, çertifikatën e shtetësisë dhe çertifikatën e vendbanimit.

Haskuka gjithashtu tregoi lokacionet se ku do të vendosen edhe dy e-kiosqe të reja në këtë komunë.

“Gjatë këtij muaji do t’i rifunksionalizojmë edhe dy e-kiosqe të tjera. Funksionalizimi i e-kioskut të dytë do të jetë pranë Departamentit të Pasaportave, në ambientet e jashtme, ndërsa e-kiosku i tretë do të zhvendoset në pikën kufitare në Morinë. Përndryshe, projekti i e-kiosqeve është një prej projekteve të dështuara të qeverisë së kaluar”, shkroi Haskuka.

 

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit