8.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Festa që bashkoi shqiptarët mund të bëhet e kushtueshme për Shaqirin e Xhakën

Me golat që shënuan, por edhe me festën që e bënë pas tyre, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka kanë gëzuar miliona shqiptarë të premten mbrëma.

Festa ka vazhduar edhe të shtunën e të dielën, ndërsa urimet e lëvdatat për Shaqirin e Xhakën, por edhe për Valon Behramin e Blerim Xhemailin nuk kanë të ndalur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Golat e tyre janë festuar edhe në Zvicër, pasi me ta përfaqësuesja e këtij vendi fitoi ndaj Serbisë me shifrat 2:1 dhe rriti gjasat për të kaluar në fazën nokaut të botërorit të futbollit që po mbahet në Rusi.

Por mënyra e festës që u siguroi shumë përkrahës në mesin e shqiptarëve dhe shumë kundërshtarë në mesin e serbëve, Shaqirit e Xhakës mund t’iu kushtojë.

Është FIFA (Federata Botërore e Futbollit), që ka nisur hetim ndaj Shaqirit dhe Xhakës. FIFA po i heton dy yjet shqiptarë të Zvicrës për mënyrën e festimit të golave në ndeshjen ndaj Serbisë.

Fillimisht Xhaka e më pas edhe Shaqiri festuan duke formuar me duar figurën e shqiponjës dykrenore, simbolit të shqiptarëve. Serbët vlerësuan se kjo mënyrë e festimit ishte provokim ndaj tyre dhe bënë ankesë..

Më Shumë

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Demetrius Conger përforcon Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke prezantuar basketbollistin amerikan Demetrius Conger, raporton PrizrenPress. Klubi njofton se Conger vjen me përvojë dhe...

Lajmet e Fundit