6.5 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Maradona: Doktori më tha të shkoja në pjesën e parë, por si mund të largohesha

Diego Maradona ka deklaruar se është mirë pasi i është përkeqësuar shëndeti në fitoren 2 me 1 të Argjentinës kundër Nigerisë në Rusi.

57-vjeçari mezi mbahej në këmbë dhe u ndihmua nga disa persona që të ecte.

Duke mohuar se ka qenë në spital, Maradona ka thënë të jetë këshilluar nga doktori që të largohej në fund të pjesës së parë, por ka refuzuar të braktiste përfaqësuesen, transmeton Koha.net.

“Dua të them të gjithëve se jam mirë dhe se nuk jam dërguar në spital”, ka shkruar Maradona në Instagram.

“Në pjesën e parë kisha dhimbje në qafë… më kontrolloi doktori dhe më tha se duhej të largohesha para pjesës së dytë, por doja të qëndroja sepse po rrezikonim gjithçka. Si mund të largohesha?” ka shkruar ai.

Image

Më Shumë

Prokuroria nis hetimet ndaj anëtarëve të QNR-së në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash. Hetimet...

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Lajmet e Fundit