6.4 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Putin: Ka shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tha sekretarit amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, se vizita e tij në Moskë jep shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Rusisë.

Putin dhe Bolton folën shkurtimisht për gazetarët, para nisjes së takimit të tyre në Kremlin.

Putin tha se i vjen keq që lidhjet midis dy ish-armiqve të Luftës së Ftohtë “nuk janë më të mirat”.

“Rusia nuk ka bërë kurrë përpjekje për konfrontim. Shpresoj se sot mund të flasim për hapat që mund t’i bëjmë, për rivendosjen e marrëdhënieve në format të plotë, në baza të barazisë dhe të respektit”, tha Putin.

Bolton tha se administrata amerikane synon stabilitetin global dhe sugjeroi se takimi i sotëm mund të çojë më tej kah ky qëllim.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pagesat në vlerë prej 100 eurove për studentët janë realizuar plotësisht, duke u ekzekutuar në disa...

Zjarrfikësit e Suharekës përfitojnë pajisje të reja nga mërgimtarët në Zvicër

Njësia e Zjarrfikësve në Komunën e Suharekës është pajisur me veshmbathje dhe pajisje të reja falë një donacioni të vlefshëm nga bashkatdhetari Albin Morina...

Lajmet e Fundit