Aksidentohet Eshref Memaj, nënkryetari i Prizrenit (VIDEO)

Nënkryetari i Komunësë së Prizrenit, Eshref Memaj, ka pësuar një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur sot, e premte, rreth orës 08:00 në rrugën magjistrale Zhur-Prizren, njofton Televizioni i Prizrenit.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Siç shihet nga pamjet, vetura e Memajt është përplasur në kamion, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, e cila është duke u marrë me rastin.

.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit