Ky është ndryshimi që Messi ka bërë për ndeshjen kundër Francës

Sot me fillim në ora 16:00 zhvillohet ndeshja e parë e 1/8-ës së finales në Kupën e Botës “Rusia 2018”, me një përballje e cila po cilësohet edhe si një finale para finales, pasi ndeshen Franca dhe Argjentina.

Ylli i Barcelonës dhe i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, do të zbresë në fushë me një pamje tjetër në takimin kundër “Gjelave”.

Në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar me dyer të hapura për tifozët, “pleshti” është paraqitur me një pamje të re.

Një model disi më agresiv, me flokët e prera, ndoshta edhe për ta motivuar më shumë skuadrën, që kërkon kualifikimin në çerekfinale.

E gjithë Argjentina pret nga këmbët e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, magjinë në këtë ndeshje dhe tifozët urojnë që tersi i ndeshjeve në grupe të ketë përfunduar me modelin e vjetër të flokëve të Messit. /Insporti.com

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit