Januzaj: Jam shqiptar nga Kosova dhe jam i lidhur me vendin tim

Pas sulmit të madh nga opinioni mbarëshqiptar, Adnan Januzaj është tërhequr, duke pranuar vendin e rrënjëve.Në një prononcim për televizionin belg “Sportz”, Januzaj pranoi faktin që është shqiptar nga Kosova, ani pse ditë më parë tha se është belg dhe se ndihet belg, përcjellë “Lajmi.net”.

Madje, Januzaj theksoi që është mjaft i lidhur me vendin e tij.“Natyrisht se Kosova është vendi im. Unë jam kosovar dhe jam i lidhur me vendin tim.

Prindërit e mi vijnë nga ky vend”, deklaroi Januzaj.Ai realizoi gol ndaj Anglisë, duke u bërë shqiptari i katërt që gjenë rrjetën në Botëror, pas Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Blerim Xhemailit. /Lajmi.net/

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit