VIDEO/ Pamje të frikshme, autobusi bie në humnerë, 44 të vdekur

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik nga rrëzimi i autobusit. Ngjarja ka ndodhur në veri të Indisë. Autobusi humbi drejtimin dhe u rrëzua në humnerë, duke shkaktuar vdekjen e 44 udhëtarëve.

Disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një zyrtar i lartë i policisë tha se puna e kërkim-shpëtimit është vështirësuar nga moti i keq. Deri tani janë shpëtuar 20 pasagjerë.

Autobusi po transportonte punëtorë të përditshëm nga Bhaun në Ramnagar. India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, ku më shumë se 110 mijë njerëz në vit humbasin jetën.

 

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit