GSW i përgjigjet Jamesit, merr Cousinsin

Qendra e njohur amerikane, DeMarcus Cousins, raportohet se ka kaluar te Golden State Warriors me kontratë njëvjeçare.

Sipas “ESPN”, Cousins zgjodhi Warriorsin para Boston Celticut duke nënshkruar kontratë 5.3 milionë dollarësh.

Lajmi vjen vetëm 48 orë pasi u raportua se ai mund t’i bashkohet LeBron Jamesit te LA Lakers.

“Kjo është lëvizja ime e shahut”, tha Cousins, i cili për të luajtur me Warriors ka pranuar një ulje të konsiderueshme page, pasi sezonin e kaluar fitonte 18 milionë dollarë me New Orleans Pelicans.

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit