5.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

SBAShK kërkon ruajtjen e vendeve të punës për mësuesit në arsimin e mesëm të lartë

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë bëri thirrje që të mos zbatohet një udhëzim administrativ i Minsitrisë së Arsimit për shpalljen e konkurseve për mësimdhënësit që nuk kanë të përfunduar masterin.

Ata këtë kërkesë e arsyetuan me faktin se sipas tyre, këtyre mësimdhënësve nuk i është dhënë mundësia që të bëjnë avancim akademik  pa shkëputje nga puna.

“SBAShK-u konsideron se anëtarët tonë , të punësuar në arsimin e mesëm të lartë nuk janë fajtor pse nuk u është dhënë mundësia e as hapësira për të vazhduar me ngritjen profesionale pa shkëputje nga puna e për të arritur titullin master dhe prandaj pa ua krijuar në mënyrë institucionale këtë mundësi, si u veprua me kolegët tanë që  kishin Shkollën e Lartë Pedagogjike,  nuk mund as të mendohet nga dikush që atyre t’u vihen në pikëpyetje vendet e punës, në të cilat janë  me vite e dekada.”, thuhet në njoftimin e SBAShK.

SBAShK tregoi se pas përgatitjeve të duhura në Fakultetet e edukimit ishin dërguar në ngritje profesionale të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm të ulët, që nuk kishin kaluar moshën 50 vjeç  e që ihsin me Shkollën e Lartë Pedagogjike.  Ky aktivitet i ngritjes profesionale pa shkëputje nga puna është në përfundim e sipër.

Ndërsa sipas tyre nga ana tjetër MASHT , gjegjësisht ministri i atëhershëm , prof. rr. Arsim  Bajrami kishte nxjerr Udhëzimin Administrativ 06/2015 që ka të bëj me Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, neni 12 i të cilit thotë se : “se pas përfundimit të vitit shkollor 2017-2018  shpallet konkursi për vende të lira pune për të gjithë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e kualifikimit  si më lartë”, që nënkupton se deri në këtë kohë të gjithë të punësuarit në arsimin e mesëm duhet të kenë titullin master.

Sipas SBASHK ky udhëzim administrativ nuk ishte menduar mirë për sa i përket afatit kohor ndërsa kërkuan që ministri aktual, Shyqyri Bytyqi të veprojë dhe shtyjë afatin që e ka përcaktuar ish Ministri Bajrami dhe të obligohet Fakulteti i Edukimit që të krijojë hapësirë e të caktojë kuadro adekuate që do të punonin me të gjithë mësimdhënësit e arsimit të mesëm, që nuk  janë më të vjetër se 50 vjeç në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi për ngritje të duhur profesionale.

Më Shumë

Tervell Beck i Prizrenit, MVP i javës

Proton Cable Prizreni shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Borës. Më i miri i kësaj sfide ishte ish-basketbollisti i Pejës, Tervell Beck. Ai ndaj...

Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother

Gjesti është kthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai u largua për pak kohë për të vazhduar trajtimin pas incidentit...

Krijimi

Lajmet e Fundit