20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Ja çfarë i rrëfeu Haskuka djelit të Kujtim Paçakut

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në një takim Denur Paçakun, djalin e ish-deputetit të Parlamentit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

“I privilegjuar, ndjeva kënaqësi të takohem e të bisedojmë gjatë e gjërë me kryetarin e Komunës së Prizrenit z. prof. Mytaher Haskuka. Çmoj lartë qëndrimin e respektin e tij karshi familjes sonë, aq më shumë, kooperimin e raportet shumë të mira të cilat i kishin me të ndjerin, babin, Kujtim Paçakun (dritë i pastë shpirti)”, shkruan Denuri në “Facebook”

“Për babin biseduam shumë. Më tregoi për kohën e gjatë që kishin kaluar, si në Parlamentin e Kosovës, si në qytetin tonë. Përjetime të cilat profesori i kishte ende të freskëta. Ndërsa sot, largimin e tij edhe ai e quajti një humbje të madhe për vendin”.

“Ashtu siç i ndjeri dhuronte libra, një të tillë i dhurova edhe kryetarit. Librin e fundit të babit “Rruga Jonë”, dhe një kollare që mbante i ndjeri, kështu duke e kujtuar gjithmonë e duke simbolizuar dhënien e vlerave përkushtimore të të ndjerit si admirim e vullnet për të tjerët”

Kujtim Paçaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka vdekur në maji të këtij viti, në moshën 59-vjeçare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Lajmet e Fundit