17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Malisheva mirënjohëse për KFOR-in, dëshiron thellimin e bashkëpunimit me të

Në kuadër të njohjes me komunat, pas marrjen së mandatit, komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it, kapiteni Ruggero Cucchini, ka qëndruar sot në Malishevë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili e priti atë, pasi e informoi me zhvillimet , e falënderoi mysafirin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për ndihmën e vazhdueshme të KFOR-it.

Nga ana tjetër, komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it, kapiteni Ruggero Cucchini, tha se “populli i Kosovës dhe organet shtetërore të Kosovës, kanë punuar shumë që nga paslufta dhe kjo shihet në terren dhe në krahasimin e gjendjes nga paslufta e deri më tani”.

Begaj dhe Cucchini kanë shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes komunës dhe kontingjentit italian, edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Lajmet e Fundit