17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Në Prizren është restauruar edhe një ndërtesë e trashëgimisë kulturore

?????Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka vazhduar edhe këtë vit restaurimin e ndërtesave të trashëgimisë kulturore. Njëra ndër to është edhe shtëpia e familjes Puka.

Shtëpia e familjes Puka gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, respektivisht në zonën e tetë (Zona e banimit sipas trendeve aktuale të ndërtimit) sipas Planit të konservimit dhe zhvillimit për Qendrën Historike të Prizrenit. Ndërtesa gjendet në lagjen e vjetër të ashtuquajtur Qafa e Kishës, e rrethuar me ndërtesa të banimit individual.

Shtëpia i takon tipit të banesave të mbyllura me kat, me fasadën ballore të orientuar kah oborri perëndimor. Ka planimetri drejtkëndëshe, e ndërtuar në përdhes dhe kat.

Si rezultat i vjetërsisë së ndërtesës, mungesës së ndërhyrjeve konservuese, shtëpia është vlerësuar në gjendje të keqe fizike dhe rrezikohej nga dëmtimet e mëtutjeshme.

Problemi kryesor ishte depërtimi i lagështisë nga struktura e amortizuar dhe e dëmtuar e kulmit, deformimi i strukturës së mureve dhe depërtimi i lagështisë nga toka.

Pas vlerësimit të dëmeve dhe hartimit të projektit për gjendjen ekzistuese dhe ndërhyrjet konservuese në ndërtesë, janë implementuar ndërhyrjet e restaurimit të pjesshëm, me ç’rast janë kryer këto punë: Shtangimi i strukturës së mureve dhe formimi i skeletit metalik mbajtës të konstruksionit të kulmit; Rindërtimi i strukturës së kulmit me të gjitha elementet përcjellëse; Restaurimi i nyjes sanitare duke përfshirë edhe ndërhyrjet dhe instalimet e reja; Restaurimi i murit jugor; dhe restaurimi i tavanit të çardakut.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë të mbështes projektet të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e Trashëgimisë sonë Kulturore.

Më Shumë

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Lajmet e Fundit