9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Shtrenjtohet shkuarja në haxh

Besimtarët nga Ballkani, duke përfshirë edhe Kosovën, po përgatiten të shkojnë në haxh, një nga pesë shtyllat themelore të Islamit. Por, këtë vit atyre do të u kushtojë më shtrenjtë se sa vitet e kaluara. Dikush që sivjet shkon në haxh nga Kosova, do të paguaj hiç më pak se 400 euro më shumë se sa hanxhinjtë të viteve paraprake.

Rritja e çmimit të haxhit thuhet se është pasojë e rritjes së çmimit në Arabinë Saudite.

Çmimin më të lartë për të shkuar në haxh do ta paguajnë ata që vendosin që të shkojnë nga Bosnja dhe Hercegovina që është 4,168 euro dhe Maqedonia 4,100 euro, ndërsa në Shqipëri do të paguajnë më së liri, 3,500 euro.

Në Bashkësinë Islame të Kosovës bëjnë të ditur se çmimi i haxhit për këtë vit do të kushtojë 3.800 euro. Ky çmim është më i lartë për 400 euro krahasuar me vitin e mëparshëm kur ishte 3,400 euro.

“Rritja e çmimit ka ardhur, pasi janë rritur çmimet në Arabinë Saudite. Për herë të parë u prezantuan TVSH dhe taksa të tjera në Arabinë Saudite, gjë që nuk ishte më parë”, thuhet në arsyetimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ndërsa, numri i pelegrinëve nga Kosova që këtë vit do të shkojnë në haxh pritet të jetë 1 mijë e 100.

Kurse numri më i madh i pelegrinëve nga rajoni që këtë vit pritet të shkojnë në haxh, është nga Bosnja, me 1 mijë e 680 pelegrinë, dhe më i vogli nga Kroacia me 15 pelegrinë.

Në Maqedoni, mësohet se çmimi është rritur edhe më shumë se sa në Kosovë. Pelegrinët nga Maqedonia do të paguajnë 720 euro më shumë se sa në vitin e kaluar. Ky çmim do të jetë 4 mijë e 100 euro.

Në Maqedoni presin rritje të numrit të pelegrinëve krahasuar me vitin e kaluar. Sivjet pritet të jenë 1 mijë pelegrinë, kurse vitin e kaluar në haxh ishin 840 pelegrinë.

Në Shqipëri do të jetë çmimi më i lirë në rajon, me vetëm 3 mijë e 500 euro, edhe pse rritja do të jetë për 500 euro krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte 3 mijë euro.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më...

Lajmet e Fundit