Sot u jepet lamtumira e fundit pesë viktimave të aksidentit në Suharekë

Albesa Sadikaj, nëna e cila bashkë me dy fëmijët, burrin dhe vjehrrën e saj, vdiqën në një aksident trafiku në Suharekë, varroset sot, ditën kur do të duhej të festonte ditëlindjen e saj të 27.

Familja pesë anëtarëshe Sadikaj, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku, të dielën në mesditë, pasi automjeti me të cilin po voziteshin u ndesh me një autobus.

Ata do të varrosen të martën pasdite, kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi.

Varrimi pra bëhet më datë 10 korrik, në datëlindjen e Albesës, e cila bashkë me dy fëmijët, djalin 6 dhe vajzën 4-vjeçare, burrin 31-vjeçar, dhe vjehrrën 56-vjeçare, humbën jetën në aksident.

Ata jetonin në Zvicër dhe vetëm një ditë më parë kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Më Shumë

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit