Arrestohen dy persona në festivalin muzikor “Ngom Fest” në Prizren, dyshohen për posedim të drogës

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në festivalin muzikor “Ngom Fest”, në Kalanë e Prizrenit.

Ata, dyshohen për posedim të drogës, shkruan “PrizrenPress”

“Në Kalanë e Prizrenit janë arrestuar dy persona. Tek i dyshuari i parë gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në trup, i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 8.73 gram, ndërsa te i dyti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 2.25 gram”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari i parë është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyti është liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit