Messi? Deklarata befasuese e Ronaldos gjatë prezantimit te Juventusi

Cristiano Ronaldo nuk la pa përmendur Leo Messin, edhe gjatë prezantimit të tij te skuadra e re, Juventus.

Ylli portugez u prezantua me fanellë të Juventusit para gazetarëve të hënën, pasi kompletoi transferimin e tij nga Real Madridi për 105 milionë euro.

Ronaldo, në prezantimin e tij tha se është shumë ambicioz, dhe se mezi pret të startojë sfidën e re.

Ndër të tjera, ai foli edhe për Lionel Messin, rivalin e madh të tij gjatë kohës sa të dy ishin në La Liga.

Në 10 vitet e fundit, dyshja ka dominuar me titujt e Ballon d’Or, duke fituar nga pesë secili. Por, largimi i Ronaldos nga Real Madridi ka bërë që këtij rivaliteti t’i vijë fundi.

Por, sipas Ronaldos ky nuk ishte aspak një rivalitet.

“Unë nuk i shoh lojtarët si rivalë, kjo nuk është kush jam unë”, tha portugezi.

“Ishte një sfidë e mirë me Messin. Të gjithë juve ju ka pëlqyer, dhe ishte interesante. Por unë kurrë nuk e kam parë atë si rivalitet. Ju gjithmonë dëshironi të jepni më të mirën për ekipin”, përfundoi Ronaldo.

Cristiano Ronaldo ka arritur që ta fitojë Topin e Artë katër herë në pesë vitet e fundit (2013, 2014, 2016, 2017), derisa të parin e kishte fituar në vitin 2008, si lojtar i Manchester United. /Insporti.com

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit