11.7 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Në Komunën e Rahovecit filluan aktivitete për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”

Në organizim të Komunës së Rahovecit dhe shoqatave të dala nga UÇK, dega në Rahovec, sot kanë filluar aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”.

Aktivitetet kanë filluar me bërjen e homazheve nga Kryetari Latifi, stafi i tij, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve tek vendi i betejës tek përmendorja e dëshmorëve në fshatin Fortesë, kurse në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj”, në Rahovec është mbajtur Akademi përkujtimore dhe është shfaqur premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies.

Në fjalën e mbajtur në akademinë përkujtimore, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se hyrja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec është ndër kapitujt e historisë tonë kombëtare që i dha dimensione të reja luftës për çlirim. Rahoveci tha se ishte arterie e veçantë e luftës së UÇK-së, jo vetëm për pozitën gjeografike por edhe për gatishmërinë e popullit të kësaj ane për të qenë pjesë aktive e luftës për çlirim.

“Që nga dalja e UÇK-së në skenën e luftës më 26 prill 1998 dhe në vazhdimësi u zhvilluan ngjarje të bujshme që i dhanë jehonë luftës. Djemtë e vajzat e Rahovecit me rrethinë u vunë në ballë të furtunës, sepse kjo zonë gjithmonë i ka dhënë luftëtarë e heronj kombit tonë. Të kesh në ballë të luftës heronj si Toni e Mici, Avdullahu e Gëzimi, Mizahiri e Bekimi, si dhe shumë luftëtarë të përkushtuar e të gatshëm të flijohen për lirinë, është nder e krenari e veçantë për ne. Beteja për Rahovecin ishte betejë urbane që ngërthente rreziqet e veta, mirëpo është një luftë legjitime e një populli të pushtuar që kërkon të lirohet nga vargonjtë e robërisë. Kjo betejë e përgjakshme i dha dimensione të reja luftës tonë çlirimtare dhe na bëri të reflektojmë më mirë. Ofensiva e ashpër e armikut na dha të kuptojmë edhe një herë se deri tek fitorja do të duhen edhe shumë sakrifica, por nuk e topiti vullnetin tonë liridashës. Djemtë e Rahovecit në atë kohë nuk luftuan vetëm. Në ndihmë erdhën luftëtarë nga të gjitha zonat e Kosovës, madje edhe nga Shkodra erdhi Arian Brahimi, i cili ia dha emrin kodrës ku luftoi e qëndroi me shokët deri në fishekun e fundit. Mirëpo, në Fortesë dolën në vijën e parë të luftimeve burrat e djemtë e këtij fshati dhe të tjerë luftëtarë nga e gjithë zona e kontrolluar nga UÇK në atë kohë. Ishte Agim Kelmendi, luftëtari i orëve të para që me heroizëm i ndaloi forcat ushtarake, policore e paraushtarake serbe të depërtojnë në Rahovec. Pikërisht sot në 20-vjetorin e rënies së tij jemi sot këtu për t’ia hedhur një shikim rrugës heroike të këtij çlirimtari. Rruga jetësore e Agimit është kapitull i një jete me mundime e përpjekje deri në vetëmohim të një ilegali e luftëtari tipik. Agimi është ndër të parët që ra në fushë të nderit, duke hyrë në përjetësi bashkë me komandant Gani Paçarizin dhe bashkëluftëtarin Tafil Zyberaj. Përgëzoj autorët e këtij filmi dokumentar, duke besuar se përmendore të këtilla do të vazhdojnë të ngrihen për dëshmorët, ngase kjo është rruga jonë e vështirë e tragjike, por edhe heroike njëkohësisht. Në cilësinë time zyrtare por edhe si bashkëluftëtar i dëshmorëve do të vazhdoj të mbështes çdo nismë që hedh dritë mbi jetën dhe veprat e dëshmorëve, sepse këtë e kemi obligim institucionale e moral. Kjo tokë është e mbushur me varre e përmendore të dëshmorëve dhe është e larë me gjakun e shumë brezave, prandaj natyrshëm kemi arsye t’ju jemi borxhlinj të gjithë atyre që u flijuan për këtë tokë të shtrenjtë”, ka thënë në fjalën e tij Latifi.

Në emër të familjes Kelmendi, fjalën e mori Halim Kelmendi, vëlla dhe bashkëluftëtar i dëshmorit Agim Kelmendi, i cili më këtë rast i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në akademi, dhe ata të cilët kanë bërë të mundur përgatitjen e dokumentarit “Agimi i lirisë”.

Aktivitetet do të vazhdojnë të enjten me 19 korrik, sipas kësaj agjende në ora 9:30- Homazhe dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë) kurse nga ora 11:00- Akademi përkujtimore për dëshmorin Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Në Komunën e Rahovecit filluan aktivitete për shënimin e â??Epopesë së korrikut 1998â?

Më Shumë

Gjykata e Prizrenit rivendos sërish paraburgim: 30 ditë për 9 të dyshuar për manipulim votash

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur...

Aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren

Sapo ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit. Policia në vendngjarje, raporton PrizrenPress. Pamjet i gjeni KËTU Marketing https://prizrenpress.com/krijojme-webfaqe-per-biznese/ https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lajmet e Fundit