Barça rrit ofertën për Willianin

Skuadra e Barcelonës po insiston për transferimin e brazilianit Willian nga Chelsea.

Mediumet spanjolle, të dielën, kanë njoftuar se Barcelona ka rritur ofertën në 72 milionë euro për shërbimet e Willianit, pasi oferta e parë prej 65 milionë eurosh është refuzuar nga londinezët, transmeton “Koha Ditore”.

Willian 29-vjeçar, pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere dhe pëlqehet shumë te Barcelona që është në kërkim të një mesfushori kreativ.

Në edicionin e fundit, Willian ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 12 herë në të gjitha garat. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2013 dhe ka kontratë deri në vitin 2020.

Në Evropë, Willian ka bërë karrierë edhe tek Anzhi e te Shakhtari.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit