Ronaldo nuk luan kundër Real Madridit

Juventus është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në turneun parasezonal që zhvillohet atje.

Juventus në Amerikë do të marrë pjesë në “International Champions Cup” dhe do të ndeshen me All Stars të ligës amerikane, MLS.

Përforcimi më i madh i kësaj vere i ardhur te kampi juventin, Cristiano Ronaldo nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të pushimeve të cilat ende nuk i ka përfunduar.

Nuk është vetëm Ronaldo ai i cili nuk ka udhëtuar për në Amerikë, pasi për këtë turne nuk kanë udhëtuar as disa prej yjeve tjerë të ekipit si: Higuain, Dybala, Cuadrado, Mandzukic, Douglas Costa e Pjaca, të cilët po ashtu gjenden në pushime.

Në këtë turne Juventusi do të ndeshet edhe me Real Madridin, të shtunën më 4 gusht, ku nuk do të ketë një përballje të Ronaldos me ish-klubin e tij.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit