13.8 C
Prizren
E enjte, 10 Tetor, 2024

Puna e Farukut

Drejtori i Drejtorisë së Emergjencës dhe Sigurisë në Prizren, Faruk Dakaj, shprehet i këqnaqur me punën që ka bërë gjatë periudhës janar-qershor.

Ai, në raportin e punës, ka paraqitur të gjitha punët që janë bërë në këtë periudhë kohore.

Raporti i punës pa ndërhyrje

DES- me sektorët dhe shërbimet e veta në periudhën Janar – Qershor 2018-të karakterizohet me një sërë aktivitetesh,   dhe punë të rëndësishme, shërbime të ndyshme dhe të shumta ndaj qytetarëve dhe institucioneve, kështu që, jemi të kënaqur me punën që është realizuar gjatë kësaj periudhe.

Ketu vlen te thuahet se drejrotia ka perfundu me sukses projekete te cilana jan parapa në plnin e punës për këte
periudhë.

Shërbimi i zjarrfikësve është i mobilizuar 24h dhe i paisur bukur mirë me teknikë dhe mjete të tjera të domosdoshme dhe në këtë drejtim mund të themi se ky sektor ka nevoj edhe për 50 zjarrfiks dhe paisje teknike për të mbuluar edhe 4 qendra tjera që komuna ka parapa objektet të cilat qëndrojn të pa funksionalizuar për shkak se AME-ve- MPB dheMF nuk i permbahet ligjeve ne fuqi të cilat vet i kan nxjerr dhe nuk lejon që te merren puntor nëpjesa e lumbardhit ka mbet ende e pa mbuluar, fsh. Zhur,Hasi si dhe anadrenia të cilet bukur mir kan kilometra që zjarrfiksit të mrrin me koh ne vend ngjarje.

Ky shërbim ka realizuar një numër të madh intervenimesh të suksesshme, duke filluar nga ato më të shpeshta për shuarjen e zjarreve, intervenime të tjera teknike (qofshin ato aksidente në komunikacion,vërshime si dhe shqetësime të tjera të natyrave të ndryshme të qytetarëve).

Poashtu personeli i këtij shërbimi është mirë i trajnuar dhe i aftësuar që thirrjeve të qytetarëve të iu
përgjigjet në kohën sa më të shpejtë të mundshme.

Ngritja e nivelit të shpejtësisë reaguese ka ardh si rezultat i diciplinës në punë, i trajnimeve të vazhdueshme të personelit, i pasurimit me automjete të reja dhe teknikë tjetër përcjellëse,e poashtu edhe  përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës në komunen tonë.

DES poashtu ka marrëdhënie të mira bashkëpunimi me komunat fqinjë dhe jasht shtetit,me të cilat në
raste të emergjencave të përmasave më të mëdha, e ndihmojmë njëra tjetrën.Gjatë këtij viti sektori I zjarrfiksave ka pasë disa ushtrime me KFOR-in ME FSK-ës ne lemin e kerkim Shpëtimit, ne aksidente si dhe ne ofrimin e ndimes ne intervenime në zjarre, dhe ne interevenime tjerat te
fatkesive natyreore dhe të natyrave të tjera.

Masat parandaluese – duke marrë parasysh intervenimet e shumta të rasteve gjatë kësaj periudhe, dhe duke e krahasuar çdo vit ndryshimin,shkaqet,dëmet dhe pasojat e mundshme kem rekomanduar, konkretisht për të gjitha objektet e rëndësisë së veqantë (institucionet publike, komuna, gjykata, shkollat, spitalet, objektet e banimit kolektiv, pikat e karburanteve etj).

Në këtë drejtim gjatë këtij viti është shtuar numri i inspektimeve dhe dhënja e rekomandimeve adekuate për të respektuar masat parandaluese nga zjarri dhe fatkeqsitë tjera të mundshme (mbushja e aparateve për shuarjen e zjarreve,shkallët emergjente në objektet publike dhe ato të rëndësisë së veqantë etj). Janë një sërë masash dhe aktivitetesh që ne i rekomandojmë për të shtuar masat e sigurisë dhe këto masa sigurie duhet të rrespektohen në bazë të ligjeve ekzistuese. Këtu duhet të përmendim edhe inspektimet e shumta për shkaktarët e zjarreve, ku kërkohet mendimi dhe vlerësimi i inspektorëve tanë dhe bashkëpunimi i tyre me organet e policisë dhe hetuesisë.

Zyrtarët e preventives zakonisht kan pune në teren dhe kan planin e punes dhe jan të angazhuar për
parandalimin dhe përcaktimin e kushteve sa me te mira për të tejkaluar fatkeqesite natyrore nga zjarri
dhe fatkeqesite tjera qe rrezikojn jetën e qytetarve.

-Duke marrë parasysh këto që u thanë, në kuadër të ngritjes së nivelit të gatishmërisë, gjatë vitit 2017 (me
miratimin edhe të kryetarit të komunës së Prizrenit), kemi mbajtur disa ushtrim fushor të inskenuar që  u mbajt në muajin Korrik, me të gjitha subjektet tjera relevante e që janë të ndërlidhura me reagime në situata emergjente kan qen pjes e ketij ushtrimi. Për organizimin dhe mbajtjen e këtij ushtrimi kemi qenë të përkrahur financiarisht nga bugjeti i Komunes, dhe me Ndimen e FSK-ë dhe KFORIT dhe të mbështetur me trajnime profesionale teorike dhe praktike nga AME-Agjensioni për Menagjimin

Emergjent.

DES- gjatë këto dy vite e ka rritë kapacitetin e mjeteve të ndryshme teknike, poashtu është furnizuar sektorin e zjarrfiksve me paisje nderlidhse radiolidhje që kan qen shum të domosdoshme edhe keto mjete jan nga bugjeti i komunes.

Funksionimi i forumeve të sigurisë – ku Kryesues i këti Kshilli është Kryetar i Komunës Prof . Dr.Mytaher Haskuka dhe Koordinator i Këshillit është Idaim Kryeziu, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka gjithësej 28 antar ku ka planifikuar sipas planit të punës shum aktivitet lidhur me sigurin Publike.

Këshilli Komunale për Siguri në Bashkësi në këtë periudh janarë – qershor ka mbajtur ( 2)dy takime, ku jan diskutur keto pika

-.Raporti i Policisë së Kosovës mbi situatën e sigurisë për periudhën mars- maj 2018 ku ka raportuar;
Major. Haris Dida, stacioni Alfa z. Hasan Tershani, stacioni veri lubizhd z. Qamil Kroni pika Kufitare
Vërmic z.Shaban Osmanollaj via e gjelbert kufitare .

– Gjendja e sigurisë në institucionet shkollore në Komunën e Prizrenit, raportimi nga Drejtoria e Arsimit;
– Shqyrtimi dhe rekomandimi i Planit te Punës të KKSB-së për miratim në Kuvendin e Komunës;
– Raport nga Drejtoria e Bujqësisë për shqetësimin e qeneve endacak dhe janë dhënë rekomandime për
përmirësimin e sigurisë.

Ku ja dhan disa rekomandime si;
Të rriten anëtarët të departamenteve të policisë rreth angazhimit dhe ndalimit të lypsarëve në rrugë
Rritja e siguris ne shkolla dhe shkuarja ne shkolla e nxansve.
Të rritet përgjegjësia për heqejna nga rruga të qenve endacak
Marrja e masave nga organet përgjegjëse për parandalimin e djegjve të pyjeve dhe fushave
Siguria në Komunën Prizrenit vlersohet se është e qet dhe stabile
Plani i punës ështe rekomanduar nga KKSB për miratim ne Kuvendin e Komunës dhe i njeti eshte
miratuar.

Më Shumë

Pink Floyd arrin marrëveshjen me Sony, katalogu muzikor në shitje për 400 milionë dollarë

Grupi britanik i rock-ut Pink Floyd ka arritur një marrëveshje me Sony për të shitur katalogun e tij muzikor për afro 400 milionë dollarë. Grupi...

‘Paga minimale’ e Paul Pogbas në Juventus gjatë ndalimit nga futbolli

Paul Pogba thuhet se i është dashur të jetojë me një ‘pagë minimale’ në Juventus që kur u dënua me një ndalim për dopingun...

Lajmet e Fundit