Lirohet nga paraburgimi Dibran Hoxha

Dibran Hoxha, i akuzuar nga Prokuroria e Prizrenit për lëndim të rëndë trupor, është liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës Avni Berisha.

Sipas avokatit Berisha, Gjykata e ka aprovuar kërkesën e tij dhe ia ka ndërruar masën e sigurisë duke e liruar nga paraburgimi. Kjo masë e sigurisë Hoxhës, ish-rojë e valltares së njohur si Kallashi,  i është zëvendësuar me paraqitje në stacionin policorë.

Avokati Avni Berisha ka thënë për kallxo.com se sot gjatë seancës së shqyrtimit fillestar gjykata e ka aprovuar kërkesën e tij dhe e ka liruar nga paraburgimi Dibran Hoxhën, i akuzuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

“Sot është mbajtur seanca fillestare dhe gjykatësi pasi i ka shqyrtuar kërkesën time, ka nxjerrë vendim për ta liruar nga paraburgimi klientin tim. Kjo masë i është zëvendësuar me paraqitje në stacionin policorë”, ka thënë avokati Avni Berisha.

Sipas tij, edhe vet pala e dëmtuar kishte kërkuar disa herë që të lirohej nga paraburgimi i akuzuari Dibran Hoxha, pasi që sipas tij të dyja palët kanë arritur pajtim.

Vet Dibran Hoxha pas lirimit ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook “Prapë në liri respekt për shtetin e Kosovës”.

Dibran Hoxha po akuzohet nga Prokuroria për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Hoxha e kishte sulmuar personin H.B. me shkopinj dhe mjete të mprehta si thika dhe të ngjashme në terë trupin. Ngjarja për të cilën dyshohet menaxheri i lokalit të natës “Kobra City” dhe dy të tjerë ka ndodhur më 15 qershor.

Që nga ajo ditë, Hoxha kishte qenë në arrati deri kur ishte arrestuar nga Policia e Prizrenit.

Lokali “Kobra City” ishte bërë i njohur për shkak të valltares Donjeta Kasumi, e njohur me nofkën “Kallashi”./kallxo.com/

 

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit