Arrestohet një burrë që ishte në arrati në Prizren

Pas një pune intensive hetimore nga hetuesit e rastit, sot, në orët e pasdites në Prizren është arrestuar i dyshuari E. Xh. i cili ishte i në arrati, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia shton se ai jetonte në arrati që nga data 20 qershor lidhur me rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës dhe vrasje e mbetur në tentativë që pati ndodhur në rrugën “De Rada”.

“I dyshuari tani po intervistohet nga hetuesit e krimeve të rënda. I dyshuari ka treguar edhe vendndodhjen e armës të llojit kallashnikovë. Në vazhdim pritet urdhri i prokurorit për procedura të më tejme”, thotë PK.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit