8 objektet e Jusuf Gërvalles kthehen në vendlindjen e tij

 

Ministri Kujtim Gashi, i dorëzoi 8 objektet e Jusuf Gërvalles, bashkëshortes së tij, Suzana Gërvalla.

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet MKRS dhe Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, është realizuar kthimi i 8 objekteve të Jusuf Gërvallës, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Objektet të cilat janë kthyer janë: Pantollanat, xhakavento, këmisha, fanella, këpucët, pasteli i kuq, libreza dhe çakmaku i Jusuf Gervallës.

Ministri Gashi i vlerëson këto objekte me vlera të rëndësishme historike dhe kulturore, të cilat nga sot do të jenë të ekspozuara në kullën muze të Jusuf Gërvalles, në Dubovik të Deçanit. Ministri po ashtu tha se do të ofrojmë mundësi të tjera për ekspozimin dhe kujdesin ndaj tyre.

“Ne të njëjtën kohë me lejoni që të falënderoj Ministrinë e Kulturës dhe Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet institucioneve respektive, me theks të veçante në pasurimin e fondeve muze ale për ekspozim të përkohshëm dhe të përhershëm”, u shpreh ministri.

Ndërkaq znj. Suzana Gervala falënderoi Ministrin Gashi pasi që pranoi 8 objektet e Jusuf Gervalles dhe u shpreh se ndihet e emocionuar njekohësisht edhe e lumtur që më në fund objektet e bashkëshortit të tij do të qëndrojnë aty ku edhe e kanë vendin.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit