Për gjashtë muaj, 118 fëmijë janë përfshirë në aktivitete kriminale në Prizren

Përfshirja e të miturve në aktivitete kriminale është kthyer në shqetësim në Prizren.

Për gjashtë muaj, në këtë qytet, rreth 118 fëmijë janë përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Drejtori i Punës Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi tha se numri i të miturëve të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale është shqetësuese.

Sipas tij, dukuria e delikuencës së të miturve shkakton shqetësim për shoqërinë në Prizren.

“Tek ne janë regjistruar 118 raste të fëmijëve që janë përfshirë në vepra penal”, tha Kabashi për “PrizrenPress”.
Ai tregon, se fëmijët sipas rasteve të raportuara, janë përfshirë në kundërvajtje, lëndime trupore, vjedhje dhe vepra të tjera penale.

“Rastet janë raportuar nga Prokuroria dhe Gjykata”, tha Kabashi.

Sipas psikologëve të shumtë, delikuenca e të miturve në Prizren, është pasojë e mosfunksionimit të duhur të relacionit fëmijë-familje-mjedis shkollë, ku mënyra e funksionimit të sistemit të arsimit, paraqet ndikim të madh./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit