11.7 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

Varroset Adem Demaçi, Heroi i Shqiptarëve

Me ceremoni mortore, tashmë është varrosur Adem Demaçi.
Demaçi, një figurë që do të kujtohet nga secili, është varrosur në “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani.

Në ceremoninë e sotme komemorative, morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e vendet e tjera.
Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve.
Demaçi vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.

Në ceremoninë komemorative, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e vendet e tjera, vepra dhe puna e Demaçit është vlerësuar shumë lartë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha para të pranishmëve se Damaçi ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët. Ai tha se Demaçi ideal jetësore e kishe bashkimin e shqiptarëve.

“Kombi shqiptar po ndahet nga Adem Demaçi, një kolos që u mohua tërë jetën për qëllimin madhor lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve”, tha Thaçi.

Ai tha se sot bota po ndahet nga “Mandela i Evropës”. Sipas tij, Demaçi ishte një burrë ku i flijoi 28 vitet në burgje pa u mposhtur asnjëherë.

“Rini, shpirtin e talentuar e plot dhunti, dhe moshën e burrërisë Adem Demaçi i flijoi 28 vite në burgjet jugosllave, pa u thyer e pa u mposhtur ndonjëherë”, tha Thaçi.

Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj, shkruan rel.

Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur një dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandella i Ballkanit”.
Në fjalimet e liderëve politik, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve.

 

Më Shumë

40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Driton Selmanaj reagon me një foto pasi u la jashtë Kryesisë së LDK-së

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar me një foto në Facebook pasi partia më e vjetër në vend nxori...

Lajmet e Fundit