7.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Çmimi “Agim Ramadani” poetit Abdullah Konushevci

Abdullah Konushevci-cmimi Agim RamadaniNë kuadër të Orës së madhe letrare “Agim Ramadani”, ku u paraqitën afër 40 poetë nga të gjitha trevat shqiptare, çmimi i tretë i takoi Sevdail Demirit nga Kumanova, vendi i dytë poetes Shefqete Gosalci nga Prishtina, ndërsa çmimi i parë Abdullah Konushevcit nga Prishtina

Të shtunën, më 21 shtator 2013 në Stubëll e Epërme të Vitisë (Kosovë), u mbajt manifestimit tradicional kulturor e shkencor mbarëkombëtar “Takimet e Dom Mikelit” (edicioni i XXIV), në organizim të Shoqatës Kulturore Shkencore nga Stublla dhe Qendra për Studime Albanologjike në Tiranë.

Në kuadër të Orës së madhe letrare “Agim Ramadani”, ku u paraqitën afër 40 poetë nga të gjitha trevat shqiptare, çmimi i tretë i takoi Sevdail Demirit nga Kumanova, vendi i dytë poetes Shefqete Gosalci nga Prishtina, ndërsa çmimi i parë poetit Abdullah Konushevci nga Prishtina, me poezinë “Vetëm vdekja është e sigurt”, shkruan gazeta Lajm Maqedoni.

Juria profesionale ishte e përbërë nga studiuesit e njohur të letërsisë: Sadri Fetiu, Nuhi Ismajli dhe Fehmi Ajvazi.

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, i prezantoi shqiptarët e Maqedonisë në këtë manifestim mbarëkombëtar, ku përpos Demirit, me krijimet e tyre letrare u paraqitën edhe poetët: Bejtush Memeti, Burhanedin Xhemaili dhe Fatos Rushiti. Nga poetët e tjerë pjesëmarrës në këtë orë të madhe letrare që mbahet për nderë të heroit të Kosovës “Agim Ramadani”, morën pjesë edhe: Anton Gojça, Agim Desku, Xheladin Mjeku, Prend Buzhala, Vjollca Dibra, Nebih Bunjaku, Ali Lajçi, Rita Salihu, Fatime Kulli, Engjëll Koliqi, Zeqir Fazliu, Vilson Culaj, Blertë Prebrezaj, Hasije Selishta, Zahide Ukaj, Rrok Berisha, Rudi Berisha, Raif Gashi, Flora Peci, Drita Nikoliqi-Binaj, Jusuf Bislimi, Kaltrina Lokaj, etj.

Paraprakisht, u mbajt tribuna shkencore me temë: “Konstantini Ilir – Edikti i Milanos dhe shqiptarët”, ku ligjëruan studiues të njohur të shkencës, si: Zef Mirdita nga Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Luan Përzhita – drejtor i Institutit Arkeologjik në Tiranë, Edmond Malaj nga Instituti i Historisë në Tiranë, Arben Arifi nga Instituti i Historisë në Prishtinë, si dhe Kurt Gostentschnig nga Universiteti i Graz-it (Austri).

Ishte ky manifestim tradicional kulturor shumë dinjitoz, për faktin se, këtu erdhën shumë njerëz të dijes: shkencëtarë, shkrimtarë, publicistë, poetë e krijues të tjerë të artit.

Në këtë manifestim u dha edhe një program i pasur më këngë e valle nga Ansambli “Albafon” nga Gjilani, si dhe këngëtarja nga Gjilani, Merita Sahiti.

Më Shumë

Statistikat e javës: 1955 gjoba dhe 83 urdhëresa të gjyqësorit në rajonin e Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore, ka realizuar aktivitete të shumta gjatë periudhës...

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë në Akademinë WEST POINT

Ministria e Mbrojtjes njofton se ka shpallur sot konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së, WEST POINT. Në njoftim bëhet e ditur se...

Lajmet e Fundit