4.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Haskuka paralajmëron mbajtjen e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Komuna e Prizrenit është duke përgatit edicionin e 30-të të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Lajmin e ka konfirmuar i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Me të ardhur në detyrë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka pasur komunikim të vazhdueshëm me komunitetin artistik dhe organizatat kulturore lidhur me politikat aktuale të kulturës dhe mënyrën e organizimit të jetës kulturore në qytet. Ndër shqetësimet kryesore të hasura në këto diskutime ka qenë mënyra e organizimit të festivalit “Zambaku i Prizrenit” si dhe mungesa e vazhdimësisë në cilësinë artistike dhe e standardit organizativ. Për ta përfshirë komunitetin në këtë diskutim, DKRS-ja ka organizuar edhe debate publike ku ka matur pulsin e komunitetit të festivalit “Zambaku i Prizrenit””, shkruan Haskuka në “Facebook”

“Duke pasur parasysh traditën e shquar muzikore të Prizrenit, përfshirë shkollën e parë të muzikës në Kosovë, shoqëritë kulturore-artistike të shumta, kompozitorë dhe instrumentistë të shumtë të dalë nga Prizreni si dhe Zambakun e Prizrenit, Komuna e Prizrenit i kushton rëndësi të veçantë artit muzikor dhe veçse ka iniciuar procedurat për themelimin e Orkestrës së Qytetit të Prizrenit”.

“Përtej kësaj, komuna ka nisur një hulumtim ku do të analizohen aspekte të ndryshme të Zambakut të Prizrenit, përfshirë misionin e tij, mënyrën e organizimit, mënyrën e financimit, formatin e festivalit, përcaktimin e bartësve si dhe aspekte të tjera që mundësojnë gjetjen e zgjidhjes afatgjate për organizim dinjitoz të këtij festivali”.

“Ky proces do t’i përshijë edhe takimet publike dhe fokus grupet, ku profesionistë dhe qytetarë do ta japin kontributin e tyre për gjetjen e kësaj zgjidhjeje”.

“Përderisa edicioni i 30-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit” do të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme, opinioni do të informohet me kohë për hapat e mëtutjeshëm mbi të ardhmen e këtij festivali”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Të premten në Suharekë, koncert klasik me veprat më të bukura shqiptare

Një koncerti klasik, i organizuar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, do të mbahet më 24 janar 2025, në ora 18:00, në...

Vetëvendosje mban tubim në Bresanë: Nuk ka më komuna paralele në Sharr e në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral në Bresanë të Sharrit me simpatizantët e këtij subjekti politik. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka...

Lajmet e Fundit