Vetëvendosje thërret për mobilizim në ndihmë Suharekës

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që të ndihmohet Suhareka, pas përmbytjeve që kapluan qytetin që nga mbrëmë.

Sipas kësaj partie, në Suharekë gjendja vazhdon të jetë e njëjtë për shkak të shiut që vazhdon të bjerë.

“Në këto rrethana të jashtëzakonshme ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Therandës, por edhe të komunave përreth që t’u dalin në ndihmë lagjeve e vendbanimeve të Therandës. Po ashtu, ne i bëjmë thirrje edhe gjithë anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë që të jenë në ndihmë të vendbanimeve në nevojë në mënyrë që sa më parë e sa më lehtë të tejkalohet kjo fatkeqësi”, thuhet në thirrjen e Vetëvendosjes.

Sipas kësaj partie, Qeveria e Republikës së Kosovë nuk mjafton që vetëm ta presë bilansin e dëmeve në fund, por duhet që menjëherë t’i dalë në ndihmë Komunës së Therandës me të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta lehtësuar sa më shumë këtë gjendje të rëndë atje.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit