Prizren: Banorët ankohen nga kundërmimi i kontejnerëve përplot bërllok (Foto)

Me problemin e mbeturinave po përballen edhe banorë të zonës së Prizrenit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, të cilat tregojnë për kontejnerët e mbeturinave të mbushur e stërmbushur.

Qytetari thotë se fotografitë janë bërë në fshatin Drajçiq.

Sipas tij, këta kontejnerë nuk janë zbrazur që prej tri javësh.

Ai thotë se nuk po mund të dalin të shëtisin në natyre për shkak të kundërmimit, ndërsa ankohet se për të nxjerrë një dokument ose për ta regjistruar veturën u kërkohet të kryejnë pagesën për mbeturinat, të cilat sipas tij nuk i heqin asnjëherë me kohë.

Këto janë fotografitë e dërguara nga ky fshat i Zhupës.

  

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Lajmet e Fundit