20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Aksident i rëndë – pakistanezi vdes në makinën e 25-vjeçarit nga Hasi

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pas mesnate në autostradën Durrës-Tiranë, ku për pasojë humbi jetën një pakistanez.

Rreth orës 00:40 nje 25-vjecar nga Hasi por që banon në Angli, duke drejtuar një Mercedez Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër automjet, tip Volkswagen.

25-vjecari Sabah Maci kishte pasagjer në makinën e tij një shtetas pakistanez me inicialet N.R, i cili fatkeqesisht ndërroi jetë.

Ndërkohë makina tjetër drejtohej nga personi me inicialet B. Ll.

Policia arrestoi 25-vjecarin nga Hasi si shkaktar të aksidentit ardhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ai ka pësuar dëmtime të lehta nga përplasja dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Express

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit