5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Presidenti i UEFA-s: “Ronaldo mungoi sepse… i ndodhi diçka e papritur”

Të gjithë e vunë re mungesën e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA.

Disa prej medieve shkruanin se portugezi ka marrë një vendim të tillë, pasi e kishte mësuar më herët se nuk do të fitonte çmimin “futbollisti më i mirë i vitit”, por një teori e tillë është hedhur poshtë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Në një prononcim për mediet, ai është shprehur se 33-vjeçari ka lajmëruar që nuk do të vinte vetëm pak orë përpara nisjes së ceremonisë, duke mos dhënë asnjë arsye specifike.

Ceferin e arsyeton ish yllin e Real Madridit, “ndoshta i ndodhi diçka e pa pritur”.

“Është e vështirë të thuhet, prisnim që ai të vinte dhe disa orë para se të fillonin na njoftonin se nuk do të vinte. Kjo është ajo që di, çdo pyetje për Cristiano Ronaldon duhet t’ia bëni atij, jo mua. Ndoshta i ndodhi diçka e papritur, më lejoni të jem optimist”, u shpreh kreu i UEFA-s.

Ai ka hedhur poshtë të gjithë thashethemet, sipas së cilave, lojtarë informohen paraprakisht se cili prej tyre do të fitojë çmimin.

“Ata nuk e dinë se kush është fituesi, është më interesante. Modric ishte krejtësisht i çuditur, i befasuar; është shumë e rëndësishme për mua që të di një gjë: që trajnerët e Ligës së Kampionëve dhe Europa League dhe 55 gazetarë nga 55 vende të hedhin vetëm 1 votë “, përfundoi numri një i UEFA-s.

Më Shumë

Haziz Hodaj sqaron dorëheqjen: Nuk jam larguar nga LDK-ja, por vetëm nga Kryesia

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka sqaruar edhe një herë publikisht arsyet dhe kuptimin e dorëheqjes së tij...

Filloi gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur sipas planifikimit në të gjitha shkollat. Sipas saj,...

Lajmet e Fundit