8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Procesi mësimorë në Prizren, filloi në të gjitha shkollat

Viti i ri shkollor të hënën ka filluar në të gjitha shkollat e Prizrenit.
Për herë të parë në bankat shkollore janë ulur rreth 2300 nxënës.
Kryetari i komunës me bashkëpunëtorë, Mytaher Haskuka, ka vizituar disa shkolla të qytetit.
Ai tha se angazhimet e qeverisjes lokale në Prizren, janë në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim, krijimin e kushteve të nevojshme për punë në objekte shkollore, që të arsimohen kuadro profesionale për zhvillimin e vendit, duke uruar për një vit të suksesshëm shkollor.
Drejtori i Arsimit, Skender Susuri, fillimin e vitit të ri shkollor në Prizren e vlerësoi të suksesshëm, duke thënë se përveç shkollës në Shkozë, e cila pritet nesër të jetë në shërbim të nxënësve, në të gjitha shkollat ka filluar mbarë procesi edukativo-arsimor 2018-2019.
Ai njoftoi se këtë vit për herë të parë në bankat shkollore do të jenë rreth 2300 nxënës.
Ndërkaq, drejtorët e shkollave “ Abdyl Frashëri” dhe “ Emin Duraku”, kanë thënë se janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtje të procesit mësimor.
Sipas zyrtarëve të lartë komunal në Prizren, së shpejti pritet të përfundojë edhe procesi i përzgjedhjes së drejtorëve dhe zv/drejtorëve, pasi të kryhen këtë javë të gjitha intervistat me kandidatët për këto pozita./TV Prizreni/

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit