Mourinho e pranon dënimin me një vit burg

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, do të pranojë një dënim me burgim një vit për kryerjen e dy krimeve fiskale në Spanjë, sa ishte trajner i Real Madridit, që përmblidhen në mashtrimin me taksat në shumën prej 3.3 milionë euro.Portugezi ka pranuar ta bëjë këtë gjë për të mbyllur çështjen gjyqësore të hapur nga Thesari, njofton gazeta El Mundo.

Prokuroria dhe Thesari i Shtetit do të konfirmojnë në ditët e ardhshme, në Gjykatën e Udhëzimit nr 4 të “Pozuelo de Alarcón”, se kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje me “Special One”, në përputhje me të cilën ai pranon fajësinë.Siç njofton “El Mundo”, Mourinho do të pranojë me shkrim se ka fshehur nga Thesari të ardhurat e tij për të drejtat e imazhit, që korrespondon me periudhën mes viteve 2011 dhe 2012.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit