13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Problemet pazgjidhura të qytetarëve të Malishevës

Albani ne anketLëvizja Vetëvendosje! në Malishevë, ka prezantuar rezultatet e problemeve dhe kërkesave të qytetarëve, të nxjerra nga anketimi i mbajtur me 23 dhe 24 shtator Malishevë dhe Kijevë.

Në këtë aktivitete qytetarët e Komunës së Malishevës nga Pagarusha deri në Fshatin e Ri, nga Llapçeva e deri në Berishë kanë paraqitur problemet dhe shqetësimet e tyre. Kandidati për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi tha se interesimi i qytetarëve ishte i madh jo vetëm në listimin e problemeve por edhe në diskutimin e tyre me kandidatët për asamble komunale të cilit ishin prezentë gjatë tërë kohës.

“Problemet e paraqitura nga qytetarët tregojnë se ekziston një dallim shumë i madh në mes raporteve dhe shifrave të qeverisjes aktuale dhe gjendjes së vërtetë me të cilën qytetarët përballen çdo ditë”, tha ai.

Sipas tij, ky është edhe një tregues shtesë që qeverisja aktuale ka braktisur qytetarët e saj dhe ajo duket vetëm në kohë zgjedhjesh me investime të dobëta dhe korruptive dhe me strukturat parapolitike të saj të cilët ushtrojnë presion e shantazh mbi qytetarët.

Ai tha se çështjet problematike që qytetarët kërkojnë të ju zgjidhen përkojnë në masë të madhe me problemet e identifikuara nga grupi i hulumtuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë.

“Edhe përkundër krekosjes së pushtetit aktual se kanë bërë investime të mëdha në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës e kanalizime, sipas anketimit del se tri (3) ankesat kryesore të qytetarëve kanë të bëjnë pikërisht me këto probleme të cilat ose nuk janë zgjidhur fare ose janë kryer shkel e shko. Nga anketimi është vërejtur gjithashtu që pushteti aktual ka përdorur këto investime në mënyrë selektive duke i kushtëzuar ato me votë apo edhe duke diskriminuar fshatra dhe lagje të tëra për shkak se qytetarët kanë filluar ta braktisin me të madhe partinë pushtet dhe distancohen nga keqqeverisja dhe korrupsioni i saj”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/
Tabela e përmbledhëse e problemeve të paraqitura nga qytetarët:
Nr. Përshkrimi i problemit – %
1. Papunësia – 56.5
2. Rrjeti i Ujësjellësit dhe uji i pijshëm – 53
3. Rrjeti i Kanalizimit – 40
4. Mungesa e rrugëve/asfaltit cilësor – 38.5
5. Mungesa e trotuareve – 32.5
6. Degradimi i ambientit dhe deponitë e bërllokut – 32.5
7. Arsimi (infrastruktura shkollore,politikat e punësimit, transporti i nxënësve, cilësia e dobët në arsim, dhuna në shkolla) – 32.5
8. Shërbimet shëndetësore/Ambulancat – 31
9. Rryma dhe ndriçimi publik – 29
10. Çerdhe të fëmijëve – 24.5
11. Terrene dhe salla sportive – 23
12. Korrupsioni – 22
13. Rriqrat – 21
14. Siguria/komunikacioni, qentë endacak – 11.5
15. Bujqësia – 10

 

Më Shumë

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren. Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar...

Sonte gjysmëfinalja e parë në CHL: Bayern përballë Real Madridit

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit...

Lajmet e Fundit