Prizren, protestë kundër dhunës në familje( Video)

Edhe një protestë kundër dhunës në familje është mbajtur të mërkurën në qytetin e Prizrenit, raporton KTV.

Pa mbështetjen e burrave, kanë marshuar nga shatërvani i qytetit në drejtim të gjykatës, duke kërkuar drejtësi për gratë, të cilat vazhdojnë të jenë viktimë e dhunës në familje. Megjithatë, numri i pjesëmarrësve në këtë protestë ishte i ulët.

Gati një muaj pasi Valbona Nrecaj dhe vajza e saj u vranë nga bashkëshorti, po vazhdojnë protestat në qytete të ndryshme të Kosovës kundër dhunës në familje.

Një e tillë të martën është mbajtur në Prizren.

Me moton ‘Boll Ma’, gratë i janë bashkuar protestës së nisur nga shatërvani i qytetit.

Dhuna në familje, sipas pjesëmarrësve, është duke u rritur në vazhdimësi.

E, përkundër shqetësimeve të ngritura kohëve të fundit për numrin e grave të vrara nga burrat, pjesëmarrja mbetet e ulët në këto protesta.

Protesta përfundoi para Gjykatës Themelore në Prizren me thirrjet kundër dhunës në familje dhe trajtimit të këtyre rasteve më me prioritet në të ardhmen nga ana e institucioneve.

Më Shumë

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit