10.2 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Gjykata Themelore në Prizren: Nuk jemi të korruptuar

Gjykata Themelore në Prizren, ka mohuar se është e korruptuar.

“Kolegjiumi i gjyqtarëve që u mbajt me datën 05.09.2018, ka konstatuar se perceptimi i kësaj organizate që e cilësoi Gjykatën e Prizrenit si të korruptuar nuk është reale, është marr mendimi i një numri të kufizuar të avokatëve, ndërsa intervista e marr nga publiku nuk e ka këtë perceptim”, njofton Gjykata në Prizren.

Misioni i USAID në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia Plus ” kanë prezantuar ditë më parë hulumtimin rreth transparencës dhe efikasitetit të gjykatave themelore të Kosovës, e cila përmban rezultatet e anketave rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave – sipas vlerësimit të avokatëve.

Hulumtim mbi transparencën/qasjen dhe efikasitetin e Gjykatave Themelore në Kosovë është përgatitur me 817 respondentë në shtatë Gjykata Themelore në Kosovë. Hulumtimi gjeti një numër të mangësive në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga gjykatat.

“Nga këto gjetje të këtij raporti me 817 respondentë në shtatë gjykata themelore në Kosovë është kuptuar se Gjykata Themelore në Prizren është ranguar si më e korruptuara…”, thuhet në raportin e OJQ-së, “Demokracia Plus”.
Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ky konstatim ka “trazuar” gjyqtarët e kësaj gjykate.

“Gjykata e Prizrenit është vlerësuar si gjykatë më efikase dhe më transparente, andaj nuk ka mundësi të qëndrojnë paralel, efikase transparente – korruptuar, kjo ka qenë një intervistë individuale e marrë nga një numër i kufizuar i avokatëve, prandaj edhe nuk është realja e këtij perceptimi nëse është cilësuar gjykata më efikasja dhe më transparentja nuk mundet me qene e korruptuar. Në momentin kur lëndët kryhen me kohë nuk ka vend për korrupsion”, thuhet në njoftim të Gjykatës në Prizren.

“Përkundër kësaj kolegjiumi ka vendosur me qëllim të parandalimit të çfarëdo keqpërdorimi: të vendoset kutia e ankesave në korridorin e gjykatës dhe degëve të saj, tu ndalohet avokatëve hyrja në gjykatë pa ftesë dha pa leje të gjykatësve me përjashtim në zyrën ku duhet të dorëzohen parashtresat, ndalimi i komunikimit EXPARTE si dhe rritja e nivelit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies për gjyqtar dhe stafin përgjegjës, po ashtu është vendosur që asnjë avokat sipas detyrës zyrtare nuk mund të caktohet nga gjykata pa konsultimin paraprak të Odës së Avokatëve të Kosovës”.

“Në mbledhjen e kolegjiumit të gjyqtarëve është vlerësuar se gjykata me Odën Rajonale të Avokatëve ka pasur edhe ka raporte shumë të mira ashtu që një numër i kufizuar i avokatëve nuk mund të ndikoj në prishjen e raporteve të mira siç kanë qenë deri më tani, mirëpo është obligim edhe i avokatëve ti lajmërojnë rastet e korrupsionit nëse kanë fakte”.

“Përndryshe jemi të përcaktuar ta luftojmë korrupsionin dhe krimin çfarëdo qoftë ai.Jemi të hapur dhe mirëpresim të gjitha Institucionet përfshirë edhe mediat”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

66 aksidente, 19 me të lënduar e 47 me dëme materiale

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 39 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur...

Prizreni synon avancimin e cilësisë në arsim përmes trajnimeve, certifikohen rreth 500 mësimdhënës

Rreth 500 mësimdhënës të Komunës së Prizrenit janë certifikuar pas trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit “Avancimi i cilësisë së arsimit në Komunën...

Lajmet e Fundit