Haskuka ende pa emër konkret për drejtor të Shëndetësisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë publik vendimin e tij për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Shëndetësisë, Flaka Siqeca, për shkak të angazhimit të saj akademik.

Ai ka pohuar se Siqeca ka fituar një bursë nga Mbretëria e Bashkuar dhe se ka qenë vendimi i tyre i përbashkët që ajo të lirohet nga detyra deri në përfundimin e studimeve postdiplomike.

Koha Ditore ditë më parë ka raportuar se ky zhvillim brenda ekzekutivit lokal ka bërë që dega e LDK-së, partneri në qeverisje i LVV-së, të ngjallë edhe njëherë interesimin për udhëheqjen e mundshme të kësaj drejtorie.

Madje LDK-ja ka propozuar që LVV-së t’ia japë Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ta marrë Drejtorinë e Shëndetësisë.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, të martën ka pranuar se subjekti i tij ka shprehur interesimin për ta marrë udhëheqjen e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit dhe se propozimin për këtë ia ka paraqitur kryetarit Haskuka.

Më Shumë

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Lajmet e Fundit